19 Nëntor 2024

Lansohet raporti, biznesi, korrupsioni dhe krimi në Kosovë

Prishtinë, 12 nëntor - Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) lanson raportin “Biznesi, korrupsioni dhe krimi në Kosovë, ndikimi i rryshfetit dhe krimeve tjera në ndërmarrjet private”.

Agjencia Kosovare e Statistikave do të jetë nikoqire e lansimit të raportit të UNODC mbi biznesin, korrupsionin dhe krimin, të marten, më 12 nëntor, në ora 11:00, në zyret e agjencionit në rr. Zenel Salihu nr. 4 në Prishtinë. 

Raporti është produkt i një ankete më të gjerë rajonale që është zhvilluar në gjithë Ballkanin perëndimor në 2012.

Folës kryesorë në këtë ngjarje do të jenë: Isa Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Melvin Asin, Zëvëndës Udhëheqës për Bashkëpunim pranë Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Blerim Kelmendi, Drejtor i Departamentit për Luftimin e Korrupsionit pranë Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit dhe Znj. Shqipe Neziri nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ndërkaq, rezultatet kryesore do t’i prezantojë Michael Jandl, Zyrtar për Hulumtime në Sektorin e Statistikave dhe Anketave në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krim (UNODC). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)