14 Janar 2025

Lansohet projekti për diasporen dhe studimi mbi remitencat

Prishtinë, 11 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim të ngushtë me  Ministrinë e Diasporës do të lansojë sot projektin Përfshirja e Diasporës në Zhvillim Ekonomik (PDZhE).

Duke marrë parasysh që migrimi vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në perspektivën e zhvillimit të Kosovës, mbetet e lartë nevoja për të hulumtuar potencialin e angazhimit të Diasporës së Kosovës si akterë të mirëfilltë të zhvillimit në mënyrë që kosovarëve brenda dhe jashtë vendit të ju mundësohet krijimi i  një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Projekti PDZhE do t’i kontribuojë lehtësimit në qasje dhe informimit të mirëfilltë si për pranuesit ashtu dhe për dërguesit e remitencave mbi shërbimet financiare në mënyrë që të promovojnë akumulimin e kursimeve dhe investimeve vendore; ngritjes së nivelit të investimeve dhe kursimeve nga emigrantët kosovarë dhe diaspora; dhe përkrahjes së politikave mbështetëse të bazuara në dëshmi nga ana e autoriteteve të Kosovës që lidhen me migracionin dhe zhvillimin.

Projekti është mundësuar falë fondeve bujare të Qeverisë së Finlandës dhe do të implementohet bashkarisht nga UNDP dhe IOM.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)