18 Nëntor 2024

Lansohet projekti 1,6 milionësh për krijimin e vendeve të punës

Prishtinë, 27 shkurt - Prishtinë, 27 shkurt - Sot, në një ceremoni rasti, shefi i Agjencisë Austriake për Zhvillim, Christian Geosits, dhe Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Andrew Russell nënshkruan projektin me vlerë prej 1,6 milionë Eurosh për krijimin e vendeve të reja të punës që do të implementohet në komunat, Shtërpce, Dragash dhe Suharekë.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Shkëlqesia e Tij, Sebastian Kurz, Johann Brieger, Ambasador i Austrisë në Kosovë dhe kryetarët e komunave të Suharekës, Sali Asllanaj, Dragashit, Salim Jenuzi dhe Shtërpcës, Bratislav Nikolic.

Projekti për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e integruar territorial në Kosovë, i cili do të zgjasë 3 vjet, do të implementohet nga UNDP-ja dhe do të mbështesë komunat në dhënien e shërbimeve për zhvillimin ekonomik lokal duke kontribuar në të njejtën kohë në krijimin e vendeve të punës.

Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Z. Andrew Russell tha me këtë rast: “Ky projekt i ri është vazhdimësi e partneritetit strategjik afatgjatë në mes të Austrisë dhe UNDP-së dhe ndërlidhet me përvojën tone të përbashkët."

"Është shembull i përkryer i përfitimeve nga multilaterizmi aktiv. Duke punuar shumë ngushtë përmes dhe me  UNDP-në, Austria po shërben si një ndër forcat kyçe që siguron efikasitetin e nivelit më të lartë të operacioneve tona këtu në Kosovë”.

Nga ana tij, shefi i Agjencisë Austriake për Zhvillim, Christian Geosits, çmoi lartë punën veç e veç të Austrisë dhe UNDP-së dhe përgëzoi bashkëpunimin e ardhshëm ku të gjithë, sipas tij, do të dalin të fituar.


Pritet që projekti të rezultojë me: i) fuqizimin e kapaciteteve të stafit komunal dhe strukturave të involvuara në ofrimin e shërbimeve për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të integruar rural; ii) vende të reja të punës dhe krijimin e rasteve për të gjeneruar të ardhura perms përmirësimit të pozicionimit të tregut dhe prodhimtarisë të ndërmarrjeve mikro dhe atyre to vogla përfshirë këtu edhe fermerëtë iii) operacionalizimin e qasjes nga niveli lokal në atë qëndror dhe përqëndrimin në nivel lokal për gjenerim të punësimit në nivel komunal përmes Paktit Territorial të Punësimit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)