18 Nëntor 2024

Lansohet programimi i 70 milion euro për Kosovën

Prishtinë, 23 prill - Sot, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, u mbajt takimi inciues për programimin e Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) 2014.

Gjatë periudhës 2014-2020, Bashkimi Evropian do të ofron afro 500 milion euro asistencë për Kosovën.

Strategjia Kombëtarë për Asistencen e BE-së për periudhën 2014-2020 ka identifikuar 6 prioritete kyçe për Kosoven: Sundimin e ligjit dhe drejtat fundamentale; Reforma e administrates publike; Energjia; Kokurrenca dhe inovacioni; Punësimi dhe politikat sociale dhe Bujqësia dhe siguria e ushqimit.

Në fjalën hyrëse, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku, tha: “Kosova është në fazën finale të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave. Sidoqoftë, edhe shumë sfida dhe reforma na presin përpara. Zbatimi i këtyre reformave nuk do të jetë i lehtë – do të jetë politikisht sfidues, teknikisht i vështirë dhe financiarisht i kushtueshëm.

Por në këtë rrugëtim nuk jemi të vetmuar. Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt zbatimit të reformave të rëndësishme shtet-ndërtuese dhe integruese.

500 milion EURO mund të duken shumë, por në fakt janë një shumë e vogël krahasuar me nevojat e vendit tonë. Prandaj, shpenzimi i këtyre mjeteve duhet bërë në koordinim të plotë me buxhetin e Republikes së Kosovës dhe donacionet e tjera të partnerëve ndërkombëtarë.”

Ndërsa, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samuel Žbogar, tha: \"Strategjia Kombëtarë për Asistencen e BE-së e zhvilluar së bashku me Qeverinë e Kosovës ofron një kornizë për ndihmën tonë për shtatë vitet e ardhshme, periudhat 2014-2020.

Strategjia është e bazuar në një qasje më të strukturuar dhe e bazuar në rezultate, ku mbështetja jonë do të përqëndrohet në zbatimin e strategjive sektoriale të cilat Kosova i ka miratuar ose do ti miratoj gjatë kësaj periudhe.\"

Gjatë muajit prill, maj dhe qershor do të vazhdon puna teknike e institucioneve shtetërore në finalizimin e projekt propozimeve për programimin e projekteve në vlerë prej 70 milion euro. Ndërsa, projektet do të fillojn të zbatohen në vitin 2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)