05 Nëntor 2024

Lansohet programi financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Prishtinë, 4 mars - Në ambientet Universitetit të Mitrovicës Isa Boletini (UMIB), në prani të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Ministrit të Financave z. Bedri Hamza, Rektorit të UMIB z. Alush Musaj, qindra profesorëve e studentëve mitrovicas, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN) Besim Beqaj lansoi Programi për Financimin e Bizneseve Fillestare “Start-up”, për vitin e dytë me radhë.

“Si Ministër kujdesem që të nxisë vendosmërinë, entuziazmin dhe guximin e rinisë tonë, që të shërbejë si shtyllë e zhvillimit tonë social dhe ekonomik. Për mua është e rëndësishme që të sigurojmë ambientit të favorshëm të të bërit biznes, infrastrukturës fizike, ligjore dhe financiare”, deklaroi Beqaj.

I pari i MIN theksoi rëndësinë e madhe që ka kjo përkrahje për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rinisë kosovare, duke shtuar se pothuajse të gjitha storiet e suksesit të ndërmarrësve në botë, fillet i kanë në vitet e rinisë së tyre.

Duke premtuar përkrahje të vazhdueshme për të rinjt Beqaj theksoi: “Sot kemi edhe një lajm të mirë për këtë rini. Këtë vit do të financojmë mbi 110 start-up, ide inovative në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve në TIK, të bazuara në shkathtësi të buta dhe zhvillime teknologjike”.

Ministri Beqaj, tha se beson fuqishëm se gjenerata e re e bizneseve “Start-up”, të financuara nga MIN,  do të lënë gjurmë në ekonominë tonë.

Gjithashtu në këtë organizim Ministri Beqaj së bashku me Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Ministrin e Financave z. Bedri Hamza dhe Rektorin e Universitetit te Mitrovicës dha lajmin e mirë, për themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Mitrovicës.

Ndër të tjera ai shtoi se, Qendra do të fokusohet në inkubim, trajnime, laboratorë, hulumtim dhe zhvillim, mentorim dhe konsulencë, hapësirë e përbashkët e punës, akselerator i biznesit, takime dhe konferenca, B2B dhe projekte donatorësh.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)