14 Nëntor 2024

Lansohet portali i veshmbathjeve dhe dizajnerëve të Kosovës

Prishtinë, 13 qershor - Sektori Privat i USAID-it - EMPOWERnë bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve lansojnë web portalin që do të jetë adresa e përbashkët online e të gjitha kompanive të veshmbathjeve dhe dizajnerëve të Kosovës.

Në ngjarje marrin pjesë Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami.

Një ndër qëllimet kryesore të këtij portali është nxitja e eksportit të produkteve vendore dhe krijimi i lidhjeve të biznesit mes kompanive kosovare dhe të huaja.

Portali informativ www.kosovoapparel.org grumbullon informata nga sektori i veshmbathjeve në një platformë të vetme të internetit, e cila shërben si “faqe fillestare” për përfaqësues afaristë të interesuar dhe klientë potencial.

Portali përfshin të dhëna mbi sektorë të ndryshëm, afarizmin dhe investimet në Kosovë, si dhe lidhje me faqet e internetit të prodhuesve të ndryshëm, dizajnerëve, agjentëve, shoqatave afariste, dhe institucioneve tjera relevante.       

Krijimit të këtij portali informativ i parapriu themelimi i Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA).

Që të dyja këto janë pjesë e mbështetjes së USAID-it, përmes Fuqizimit të Sektorit Privat, për të ndihmuar  sektorin kosovar të veshmbathjeve në zhvillimin e tij, shtimin e kapaciteteve, zgjërimin në tregje të reja, dhe krijimin e vendeve të reja të punës.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)