14 Nëntor 2024

Lansohet Portali i Industrisë së Veshmbathjeve

Prishtinë, 13 qershor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mori pjesë në lansimin e Portalit të Industrisë së Veshmbathjeve, që është zhvilluar në kuadër të projektit EMPOWER të USAID-it, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA), si dhe me përkrahjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Hapja e portalit informativ www.kosovoapparel.org mundëson grumbullimin e informatave nga sektori i veshmbathjeve në një platformë të vetme të internetit, e cila shërben si “faqe fillestare” për përfaqësues afaristë të interesuar dhe klientë potencial.

Me këtë rast, ministrja Hykmete Bajrami tha se kjo platformë online (ueb-portal) prezanton sektorin e veshmbathjeve në Kosovë dhe është një data bazë e cila ka të dhëna gjithëpërfshirëse për këtë industri.

“Në këtë portal janë përfshirë kompanitë kosovare që merren me veshmbathje, tekstil, si dhe dizajnerët kryesorë të modës nga Kosova. Po ashtu, portali ka informata edhe rreth ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe legjislacionit kosovar etj.”, theksoi ministrja Bajrami, duke shtuar se portali do të jetë një dritare e cila i hap mundësi këtij sektori të promovohet në Kosovë dhe jashtë, si dhe të zgjerojë zingjirin e shitjeve brenda dhe jashtë vendit.

Ajo më tej shtoi se ky projekt pasqyron mundësinë dhe potencialin e rritjes së sektorit të veshmbathjeve dhe ndihmon shumë në promovimin e Kosovës si destinacion për investime në industrinë e tekstilit dhe veshmbathjeve. “Sipas studimit nga projekti EMPOWER, sektori i veshmbathjeve në Kosovë aktualisht i ka rreth tre mijë të punësuar dhe dihet se është sektor me mjaft mundësi për t’u zhvilluar. Po ashtu, prodhimet kosovare mbulojnë vetëm 5 për qind të kërkesave të tregut të veshmbathjeve të Kosovës, që tregon se ne dhe institucionet së bashku me donatorët duhet të punojmë ngushtë për të zgjeruar këtë sektor edhe më tutje”, pohoi ministrja Hykmete Bajrami.

Ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë dhe si Qeveri e Kosovës kemi bërë shumë, gjatë një viti e gjysmë, në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, qoftë në përmirësim të legjislacionit, qoftë në politikat fiskale dhe jemi duke punuar në projekte tjera, respektivisht në certifikimin e produkteve, në mënyrë që t’i qasemi tregut të madh të Bashkimit Evropian, tha ministrja. 

Në përfundim të fjalimit, ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, falënderoi USAID-in, përkatësisht projektin EMPOWER, që po ndihmojnë në rritjen e punësimit në vend si dhe në promovimin e Kosovës si destinacion për investime të huaja direkte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)