Lansohet platforma online për hartimin e biznes planeve
Prishtinë, 22 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës dhe kompania GEOtest, nga Brno, Republika Çeke, do të organizojnë aktivitetin e radhës me rastin e lansimit të platformës online për hartimin e biznes planeve.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të aktivitetit - “Asistencë në krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë”.
Oda Ekonomike e Kosovës përmes kësaj platforme synon lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë.
Një pjesë e madhe e kompanive Kosovare nuk kanë të zhvilluar plan të biznesit cka edhe ndikon në uljen e konkurrueshmërisë së tyre dhe njiherit rritjen e vështirësive për casje në financa.
Kjo platformë është mundësi e mirë për bizneset për planifikim biznesor dhe orientim të kompanisë në maksimizim të fitimit.