23 Dhjetor 2024

Lansohet kampanja "Të kryejm pagesa dhe blerje online në mënyrë të sigurt"

Prishtinë, 20 shtator - Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa, lansojnë kampanjën informuese "Të kryejm pagesa dhe blerje online në mënyrë të sigurt".

Pagesat dhe blerjet online janë bërë domosdoshmëri për qytetarët, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global. Kjo mundëson që numri i pagesave dhe blerjeve në internet të rritet me një ritëm shumë të shpejtë. Ndryshimet teknologjike dhe pajisjet e mençura, veçanërisht telefonat e mençur, janë pjesë përbërëse e përditshmërisë tonë dhe janë përbërësit kryesorë që mundësojnë pagesat në internet. Në këtë mënyrë, të gjitha pagesat dhe blerjet në internet, në ditët e sotme, mund të bëhen me vetëm një klikim të një butoni nga komoditeti i vendit ku jeni, qoftë nga shtëpia apo puna, ditën apo natën, 24/7. 

Përveç zhvillimit të shpejtë dhe avancimit të teknologjisë, edhe shprehitë e njerëzve në kryerjen e detyrave të përditshme kanë ndryshuar. Si rezultat, mënyra e procesimit të pagesave, si dhe forma e bërjes së blerjeve, ka avancuar më tej krahas këtij zhvillimi teknologjik. 

Hulumtimi rajonal "Unë zgjedh dixhitalen" i zhvilluar nga Visa në Evropën Juglindore, konfirmon se konsumatorët në Kosovë shfaqin interes të madh për blerjet në internet përmes telefonave të mençur. Krahasuar me blerjet online nga laptopi, tregtia përmes celularit (m-commerce) është metoda më e preferuar që tregon se, 9 nga 10 pjesëmarrësit e anketuar e përdorin këtë metodë. Rreth 10% e porosive të produkteve bëhen në internet përmes laptopëve të tyre, ndërsa vetëm 1% e praktikojnë këtë lloj blerjeje nga kompjuterë personal. 

Sipas po këtij studimi, të dhënat tregojnë se përdoruesit në Kosovë zgjedhin të bëjnë blerje në internet përmes telefonave inteligjentë për arsye të rehatisë (52 %), thjeshtësisë (41 %) dhe shpejtësisë (40 %). Në të njëjtën kohë, 22 % e të anketuarve besojnë se pagesa përmes telefonit inteligjentë ofron rekomandime të personalizuara, si dhe përmbajtje specifike sipas vendndodhjes së përdoruesve.

Mjedisi dinamik ku ne jetojmë sot e ka reduktuar kohën për shumë aktivitete të përditshme; si rrjedhojë, po rritet edhe nevoja për të kursyer kohë dhe për të pasur një platformë pagese të shpejtë, të sigurt dhe të përshtatshme për blerje. Bankat komerciale në Kosovë ndjekin standardet më të mira të BE-së për tregtinë elektronike, tregtinë përmes celularit dhe mbrojtjen e konsumatorit, gjë që mundëson shumë përparësi për pagesat dhe blerjet në internet në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt. 

Disa nga avantazhet e blerjeve online janë:

Shumëllojshmëri për të zgjedhur nga një gamë e gjerë e mallrave;

Shijoni thjeshtësinë dhe rehatinë nga kudo që jeni;

Kurseni të holla; 

Kurseni kohë;

Merrni informacion të detajuar për produktin;

Ne u jemi mirënjohës Visa dhe bankave komerciale të Kosovës, anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës për mbështetjen e kësaj fushate, e cila do të zhvillohet gjatë muajit shtator – dhjetor, 2021, dhe e cila pritet të ketë ndikim pozitiv në informimin e qytetarëve të Kosovës për avancimet dhe mundësitë që tani ofrohen në sektorin bankar të shërbimeve të pagesave. 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)