Lansohet Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
Prishtinë, 12 nëntor - Nën organizimin e Qendrës së Inovacionit (ICK) dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEAK), edhe Kosova u bashkohet shteteve të tjera anembanë botës për të shënuar Javën Globale e Ndërmarrësisë e cila fillon zyrtarisht sot.
Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, e ngarkuara me Detyrë në Ambasadën Amerikane Colleen Hyland dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.
Ceremonia hapëse pasohet nga paneli “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Kosovë”, i cili zhvillohet po në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilin përveq organizatave e institucioneve partnere të GEW, marrin pjesë edhe Ministri për Inovacion & Ndërmarrësi Besim Beqaj, Ambasadorja e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad dhe Ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt.
“Viti i gjashtë i organizimit të GEW në Kosovë, shënon numër rekord partnerësh e aktivitetesh, dhe reflekton një mobilizim të institucioneve dhe organizatave për të fuqizuar ndëmarrësinë në vend. Synimi ynë është qe viti 2019 të shpallet “vit i ndërmarrësisë”, meqë rast institucionet relevante përkushtohen për aktivitet të shtuar në përkrahje të ndëmarrësisë dhe në veqanti bizneseve të reja, si mundësi e vetme për zhvillim ekonomik dhe hapjen e prespektivës në vend”, u shpreh Uranik Begu nga ICK dhe GEW Kosova.