20 Nëntor 2024

Lansohet fushata për amandamentimin e Ligjit mbi Kontrollin e Duhanit

Prishtinë, 5 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Tregtisë me Pakicë lansuan sot një fushatë që bën thirrje për amendimin e Nenit 9.2 në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, ndërsa ato synojnë të mbledhin 10,000 nënshkrime përmes një peticioni që tashmë gjendet gati për t’u nënshkruar në të gjitha pikat e shitjes me pakicë në gjithë territorin e vendit.

Neni 9.2 i ligjit të aprovuar për Kontrollin e Duhanit vendos që shitja e produkteve të duhanit të bëhet nën banak, ai ndalon shfaqjen e tyre edhe brenda pikave të shitjes, duke shkelur si të drejtën kushtetuese të operatorëve të tregut për barazi dhe konkurrencë  të ndershme, ashtu edhe të drejtën e konsumatorëve për zgjedhje të lirë dhe të informuar.

Oda Ekonomike dhe Shoqata e saj anëtare e Tregtisë me Pakicë kërkuan që ky Nen të zëvendësohet me një amendament tashme të aprovuar nga Komisioni Funksional i Shëndetësisë në Parlament që lejon nga një paketë të çdo produkti të jetë e ekspozuar në pikat e shitjes në vende që nuk duken nga jashtë.

Zyra e Avokatit të popullit në Kosovë ka pranuar për shqyrtim shqetësimet tona që dalin nga neni 9.2 i Ligjit mbi Kontrollin e Duhanit. Institucioni i Avokatit të popullit do të vlerësojë nëse ky nen i shkel të drejtat e njeriut.

Safet Gërxhaliu, Kryetar I OEK tha se Neni 9.2 nuk ka asnjë lidhje me vendimin për ndalimin e duhan pirjes ne vende publike.

“Neni 9.2. nuk ndikon në asnjë forme a mënyrë në shëndetin publik. Ai vetëm sa vret vendet e punës dhe tkurr biznesin vendas. Shitësit me pakice ne Kosovë duhet te investojnë rreth 3 milion euro për t’i përmbushur kërkesat e këtij neni. Me shume se 1000 veta do përfundojnë që të heqin dore nga puna e përditshme që e kanë, për ta respektuar këtë ligj. Ligj-bërësit këtë fakt duhet ta marrin menjëherë në konsideratë “ -tha Gërxhaliu.

Amendamenti Nenit 9.2 në Ligjin për Kontrollin e Duhanit u hartua gjatë diskutimeve parlamentare të ligjit nga Komisioni Funksional i Shëndetësisë, por u shmang në seancë plenare kur ligji kaloi në votim pa marrë parasysh opinionin e palëve.

“Ne duam te besojmë se Parlamenti nuk po lufton kundër mundësive për te jetuar që kanë anëtarët tanë. Ne duam të besojmë se asnjë parti politike, asnjë grup interesi në Kosovë nuk I kundërvihet përpjekjes sonë te ndershme për te mbajtur familjet tona përmes punës se lodhshme me ore te zgjatura. Ne besojmë fuqimisht se logjika e ligjit nuk është kundër arsyes se njerëzve qe do t’u duhet ta respektojnë këtë ligj” - tha Feim Rushiti kryetar i Shoqatës së Tregtisë me Pakice.

“Neni 9.2 është një non-sens ligjor dhe ekonomik, i cili nuk prodhon asnjë te mirë për askënd.

Ne kemi theksuar se nëse nesër do te krijohet një klime tolerance, vetëm shkelësit e ligjit do të përfitojnë prej këtij neni. Por Kosova si e tille veçse dëmtohet, varfërohet dhe mashtrohet” tha  Gërxhaliu.

 Gërxhaliu nënshkroi i pari peticionin dhe ftoi mediet, parlamentin dhe çdo qytetar të përgjegjshëm qe ta nënshkruajë atë.

“Ne e ftojmë median qe t’i jap zë shqetësimit tone dhe përpjekjes se hapur, publike, transparente për t’i arritur këto qëllime me instrumente demokratike në rruge kushtetuese dhe në respekt të integritetit të të gjitha institucioneve që janë përfshirë në këtë proces” – përmbylli  Gërxhaliu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)