Lansohet Fondacioni Kosovar i Mileniumit prej 49 milionë dollarëve
Partneri implementues i MCC-së, Fondacioni i Mijëvjeçarit Kosovë, do të jetë nikoqir i konferencës njëditore për të filluar programin i cili është menduar për të shtyrë rritjen ekonomike përpara dhe për të zvogëluar varfërinë në tërë shtetin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të hapë ngjarjen, dhe zNash dhe kongresmeni Engel do të mbajnë fjalimet kryesore për të theksuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë në gati dhjetë vitet e pas pavarësisë së Kosovës, si dhe mundësitë që i ofron programi i ri i pragut.
Kosova është një nga shtetet më të reja në botë, dhe me 30% të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë ajo poashtu është njëra nga vendet më të varfëra në Evropë. Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2008 Kosova vazhdon të zhvillojë institucione të qeverisë të cilat mund t’ju kryejnë shërbime kritike qytetarëve të saj.
Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqëndrim në reformat institucionale dhe të politikave. Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurtë me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit. Të dyja këto janë gjëra kritike që kufizojnë rritjen në Kosovë.
Programi i pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve i cili përqëndrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë. Investimet e MCC-së me grante promovojnë rritjen ekonomike dhe u ndihmojnë njerëzve që të ngriten mbi varfërinë duke krijuar kështu shtete më stabile dhe më të sigurta, si dhe mundësi të reja biznesore.