06 Nëntor 2024

Lansohet faza e II e projektit që promovon punësimin në sektorin privat

Prishtinë, 1 mars - Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim organizoi sot ceremoninë që shënon fillimin e fazës së dytë të projektit katër-vjeçar. Faza II zgjat deri në nëntor 2021.

Qëllim kryesor i projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë është të sigurojë rritje të punësimit të qëndrueshëm dhe fitimprurës për të rinjtë në Kosovë, që arrihet përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat veprojnë në sektorë ekonomikë gjithëpërfshirës dhe të mirëorganizuar. Dy sektorët në fokus të projektit janë: ushqimi dhe përbërësit natyralë dhe turizmi.

Në ceremoni e morën fjalën Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, Zv.Ministri për Tregti dhe Industri Faton Thaçi, Drejtori për Rajonin i organizës Swisscontact Henry Leerentveld dhe Drejtori i Institutit Riinvest Alban Hashani. Rezultatet që priten nga faza e dytë e projektit dhe metodologjia e punës u prezantuan nga Zëvendësmenaxheri i PPSE-së, Fisnik Reçica.

“Vetëm dy javë më parë, Zvicra lansoi Strategjinë për Bashkëpunim për Kosovën për 2017 – 2020, strategji kjo e zhvilluar në përputhje me prioritetet e Qeverisë së Kosovës,” tha Ambasadori Lebet. Ai shtoi “Zvicra është partneri i tretë më i madh bilateral i Kosovës. Qeveria zvicerane është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën që të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë”.

Zëvendësministri i Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi, i cili mori pjesë në ketë konferencë tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht MTI, politikat e saj në zhvillimin ekonomik i ka orientuar konkretisht në përkrahjen, stimulimin dhe mbështetjen ligjore në zhvillimin e sektorit privat dhe investimeve të huaja, si gjenerator kryesor i rritjes ekonomike, punësimin dhe zhdukjes së varfërisë.

Me tutje, Thaçi tha se objektivat e MTI-së, gjatë kësaj faze, do të jenë në mbështetjen e sektorit privat në fushën e prodhimit, ku ne si ministri, me vëmendje të posaçme, kemi ndërmarrë hapa të prekshëm për të krijuar legjislacionin e nevojshëm konform rregullave të BE-së, duke lehtësuar ambientin afarizmit në Republikën e Kosovës, që nga faza e regjistrimit të biznesit, lehtësirat fiskale e deri tek masat mbrojtëse për produktet e këtyre prodhuesve. E gjithë kjo është bërë për të krijuar mundësi që bizneset të kenë hapësirë të mjaftueshme të zhvillojnë afarizmin e tyre dhe të gjenerojnë vende të reja të punës.

Strategjia e përkrahjes zvicerane për rritjen ekonomike të Kosovës parasheh krijimin e vendeve të reja të punës, nxitjen e konkurrueshmërisë së NMV-ve.

Projekti PPSE implementohet nga Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest. Swisscontact është fondacion i pavarur me seli në Cyrih, Zvicër. Që nga viti 1959 kjo organizatë kontribuon për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat ekonomike, sociale dhe të mjedisit. Në Kosovë është i pranishëm që nga viti 2001. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)