Lansimi plani zhvillimor i OKB-së 2016 -2020 në Kosovë
Prishtinë, 18 nëntor - Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) me agjencitë e saj, programet dhe fondet e nisi zyrtarisht Planin Përbashkët Zhvillimor të OKB-së (PPZh) 2016- 2020 në Kosovë.
Z. Andrew Russell, Përfaqësuesi i UNDP-së dhe Koordinator për Zhvillim i OKB-së, ka shpjeguar qasjen trefishtë të përdorur për hartimin e këtij dokumenti: konsultime standarde të OKB-së me homologët, konsultimi nga poshtë-lart me popullatën e përgjithshme, duke përfshirë të rinjtë dhe shoqërinë civile, dhe në fund duke përfshirë mbi 9000 persona nga Kosova përmes metodave interaktive.
UNCDP (apo PPZh) përfshin tri fusha kryesore: Promovimin e qeverisjes së mirë dhe sundimin e ligjit, ndarjen të drejtë të burimeve dhe përfshirjen sociale, si dhe mjedis të qëndrueshëm dhe përmirësimin e shëndetit.
Z. Qemajl Murmullakaj, Shef i Zyrës për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit konfirmoi se agjenda zhvillimore e qeverisë është në përputhje të plotë me PPZh-në. Ai u ndal veçanërisht në qeverisjen e mirë, duke përfshirë një sistem të qëndrueshëm dhe më të besueshëm të drejtësisë, fuqizimin e grave, si dhe të angazhimin e diasporës sonë në zhvillimin ekonomik dhe social.
Znj. Valdete Idrizi, udhëheqëse e CiviKos-it (platformë e mbi 170 organizatave aktive të shoqërisë civile në Kosovë) ka deklaruar nevojën për të bashkëpunuar me kolegët nga agjencitë e OKB-së në planifikimin për zhvillim. Ajo theksoi më tej rëndësinë e përdorimit të sistemeve dhe aktivitetet që janë funksion. Shoqëria civile nuk duhet të jetë vetëm një mbikëqyrëse, por edhe rikujtuese e vazhdueshme për opsionet dhe mundësitë, duke ofruar zgjidhje praktike dhe të zbatueshme. Për të lehtësuar realizimin e qëllimeve tona ne kemi krijuar rrjete sektoriale, të tilla si Rrejti Social dhe Kundër Varfërisë brenda CiviKos, etj.
Shefi i zyrës së UNHCR-së (Agjencisë së OKB-së për refugjatë) në Kosovën, NL Narasimha Rao tha se migrimi gjithashtu duhet konsideruar si çështje me rëndësi në lidhje me zhvillimin. Pavarësisht se nuk ka shenja të ndryshimeve në Kosovë, ne duhet vazhduar edhe planifikimin për mundësinë e një fluks në rritje të migrantëve.
Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, z. Skender Syla ri-konfirmoi se PPZh është në përputhje me nevojat e Kosovës, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm.
Znj. Flora Macula, Shef i UNWOMEN në Kosovë, ka deklaruar se ne kemi zgjedhur prioritetet në aspektet ku përputhen çështjet që ne mund tí realizojmë më mirë dhe ajo çfarë është e nevojshme.
Zëvendësshefi i UNDP-së zonja Alessandra Roccasalvo deklaroi se plani ynë i përbashkët është real dhe bindës, si dhe i matshëm. Mund të ndryshojmë vetëm atë që mund të masim.
Znj .Laila Omar Gad, shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, theksoi se OKB-ja ka qenë aktive për 70 vjet dhe për këtë arsye ka një përvojë të çmuar për të plotësuar punën e institucioneve në Kosovë.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Ferid Agani theksoi përfshirjen dhe përputhjen e plotë të PPZh dhe Objektivave Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm, gjë që do të rrisë cilësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm.
Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë përsëriti rëndësinë e angazhimit të shoqërisë civile në agjendën zhvillimore.
Ms. Venera Hajrullahu Shefi i KSCF-së, kërkoi një takim vitin e ardhshëm në kohë për të monitoruar suksesin dhe implementimin e PPZh-së.
Kjo ngjarje u zhvillua të mërkurën, 18 nëntor nga ora 11:00 deri ora 12:30 në Hotel Swiss Diamond -salla Artana. Ky rast shënon përfundimin e një procesi të ndërmarrë nga agjencitë e UNKT-së me bashkëpunim të madh me institucionet e Kosovës, bashkësinë ndërkombëtare, si dhe të Shoqërisë Civile. Koordinimi dhe bashkëpunimi mbetet jetik.
Rezultatet e paraqitura në Planin e OKB-së të zhvillimit të përbashkët janë të lidhura ngushtë me Objektivat Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat janë miratuar nga liderët botërorë më 26 shtator dhe të inauguruara këtu në Kosovë më 24 tetor, në ditën e Kombeve të Bashkuara.
Krerët e Agjencive të OKB-së në Kosovë, si dhe të nivelit i lartë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, komunitetit i donatorëve, si dhe shoqëria civile ishin të pranishëm.