Lancohet sistemi i ri për regjistrin e pronave të paluajtshme
Prishtinë, 30 mars - Në hapësirat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Mruat Meha, bëri lansimi solemn të sistemit të ri për regjistrin e pronës në Kosovë, SIKTK (Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë).
Implementuese e projektit është Agjencia Kadastrale e Kosovës, ndërsa financuese është Qeveria e Norvegjisë përmes kompanisë Statens kartverk.
Sistemi i ri, SIKTK, do të zëvendësojë sistemin e vjetër të regjistrit të pronave, RDPP (Regjistri i të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme), duke ngritur kështu cilësinë, saktësinë dhe sigurinë e regjistrave pronësor në Republikën e Kosovës.
Me rastin e nisjes solemne të projektit, Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha, falënderoi financuesin për kontributin e dhënë, dhe kërkoi vazhdimësinë e bashkëpunimit.
Kontributi i Qeverisë Norvegjeze në fushën e kadastrit në Kosovë përmes përfaqësuesve të saj ka qenë domethënës. Si gjithmonë, edhe me projektin e fundit SIKTK, ata kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e kualitetit dhe ngritjen e sigurisë për regjistrin e pronave në Kosovë, tha Meha me rastin e lancimit të projektit.
Ambasadori Norvegjez z. Braathu Jan, u shpreh mirënjohës për profesionalizmin që ekspertët e AKK-së dëshmuan gjatë përgatitjes së këtij projekti, duke e vlerësuar aplikimin e këtij sistemi si një arritje të madhe. Pastaj, z. Jan pati rastin të vizitojë edhe ZKK Prishtinë, për tu njohur për së afërmi me procedurat e regjistrimit. SIKTK ka filluar të aplikohet në ZKK Prishtinë, ndërsa së shpejti do të jetë sistem i aplikueshëm dhe i vetëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës.