19 Maj 2024

Lagarde vlerëson Letoninë për kapërcimin e krizës

Latvia, 7 qershor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard vlerësoi Letoninë, e cila së fundi doli nga ai që konsiderohej si recesioni kombëtar më i vështirë në botë.

"Letonia, në vend që të zgjaste pasojat për disa vite, vendosi që të vepronte ashpër dhe shpejt. Arritjet ishin vërtetë impresionuese", tha Lagard.

Letonia kaloi në recesion në 2008-ën dhe iu desh që të zbatonte strategjitë, të cilat iu janë kërkuar edhe vendeve si Greqia dhe Spanja; rivendosjen e konkurrencës nëpërmjet masave shtrënguese.

Si pasojë e masave, papunësia në Letoni shkoi në 25%, ndërsa ekonomia u tkurr me 23% në tre vite. Vendit iu desh të kërkonte kredi në masën 7.5 miliardë Euro. Ndërkohë ekonomia shënoi një rritje surprizë prej 6.9% në tre-mujorin e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2011-ës.

Letonia shpreson që të nisë përdorimin e Euros në vitin 2014, pavarësisht paqartësive te momentit për monedhën e përbashkët europiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)