20 Nëntor 2024

Lagarde: Ulja e pabarazisë mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik

Washington, 16 maj - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde thotë se ulja e pabarazisë mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik.

Por zonja Lagarde thotë se pabarazia është rritur gjatë 25 vjetëve të kaluara.

Ajo tha se 0.5 për qind e popullsisë më të pasur zotëron tani 35 për qind të pasurisë së botës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesa e zotëruar nga 1 për qind e më të pasurve është shtuar nga 8 për qind në 18 për qind.

Në një fjalim që mbajti sot në Uashington, zonja Lagarde tha se programet qeveritare, që synojnë të ulin varfërinë mund të ndihmojnë në uljen e pabarazisë, por programe të tilla po pakësohen në shumë vende.

Zonja Lagarde tha se 2 miliardë njerëz në botë mbijetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë dhe 200 milion njerëz janë të papunë. Ajo e cilësoi pabarazinë ekonomike si një shqetësim në rritje për politikanët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)