16 Nëntor 2024

Lagarde shpreh shqetësimin për ekonominë globale

Washington, 2 tetor - Christine Lagarde, Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, shpreh shqetësimin për ekonominë globale, dobësimi për shkak të ngadalësimit ekonomik në Kinë dhe kërcënimit nga një “rreth vicioz” që lidhet me rritjen e ardhshme të normave të interesave amerikane

“Ekzistojnë arsye që mund të shqetësojnë. Perspektiva e rritjes së normave të interesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngadalësimi ekonomik në Kinë do të shtonin pasigurinë dhe luhatshmëri më të lartë të tregjeve”, deklaroi ajo gjatë një diskutimi në Uashington.

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar vuri gjithashtu theksin në “ngadalësimin e mprehtë” të tregtisë globale dhe “të rënies së menjëhershme” të çmimit të lëndëve të para që bllokojnë financat e vendeve më pak të zhviluara që i eksportojnë.

”Arritjet ekonomike të realizuara nga këto vende duken gjithsesi të kërcënuara”, pohoi Lagarde disa ditë nga nisja e punimeve të asamblesë vjetore të FMN-së në Lima, Peru.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)