08 Nëntor 2024

Lagarde shpreh shqetësim për rritjen e pabarabartë të ekonomisë botërore.

New York, 7 tetor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde shprehu shqetësim për rritjen e pabarabartë të ekonomisë botërore.

Ajo e bëri deklaratën gjatë punimeve të Sesionit Vjetor të Vjeshtës së FMN-së, ku theksoi se bazat e rritjes ekonomike globale nuk duhet të ndryshojnë.

\"Ne besojmë se tregtia ndërkombëtare ka ndikuar pozitivisht gjatë dekadave të fundit. Po t\'i referohemi nivelit të rritjes ekonomike të Kinës, që ka ndihmuar vende si India dhe vende të tjera me të ardhura të ulta të dalin nga varfëria, nënkuptojmë se tregtia ka shërbyer si një motorr me përfitime të mëdha\", tha Lagarde.

Sipas raportit të fundit të FMN-së, rritja ekonomike globale ka rënë me 0.1-3.1% në pjesën e mbetur të vitit dhe kjo ka ndodhur për shkak të tkurrjes së ekonomive të mëdha të botës.

Analiza e FMN-së thekson se ekonomia e Kinës deri në fund të këtij viti do të jetë e qëndrueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)