16 Janar 2025

Lagarde: Shmangëm kolapsin ekonomik, por reforma të nevojshme

Washington, 18 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se ekonomia botërore është rimëkëmbur nga pragu i kolapsit në vitin 2012, por reforma fiskale rigoroze do të jenë të nevojshme vitin e ardhshëm për të vazhduar në rrugën e duhur, raporton agjencia e lajmeve “Euronews”.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se fuqitë ekonomike kanë shumë punë për të bërë duke theksuar sfidat e Europës. \"Ne e ndaluam në kolapsin, dhe duhet ta shmangim atë. Ky nuk është momenti për të pushuar\", tha Lagarde.

\"Është arritur shumë për sa i përket mënyrave të reja që europianët kanë vënë në dispozicion për të luftuar krizën. Megjithatë, duhet bërë progresi në bashkimin e sistemit bankar\", shtoi shefja e FMN-së. Për SHBA-të, Lagarde tha se tavani i borxhit duhet të ngrihej duke theksuar se kjo është e rëndësishme në betejat politike për buxhetin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)