Lagarde: Rritja ekonomike botërore e ngadalshme
Washington, 3 prill - Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, gjatë fjalës së mbajtur në Universitetin "John Hopkins" theksoi se ndonëse ekonomia botërore po rimëkëmbet pas krizës financiare, rritja ekonomike nuk është e kënaqshme.
Lagarde tha se tashmë ekonomia botërore i është larguar rrezikut të kritës, por ritmet e rimëkëmbjes nuk janë të kënaqshme .
Sipas saj forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar është kyçi i përballimit të sfidave. Ndër këto sfida Lagarde renditi nivelin e lartë të papunësisë, borxhet e larta dhe risqet fiskale