17 Nëntor 2024

Lagarde: Rreziqet financiare janë shtuar

Washington, 17 prill - Shefja e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde ka reaguar lidhur me situatën ekonomike botërore, duke nënvizuar se rimëkëmbja e ekonomisë nuk mjafton për të sjellë rënien e papunësisë.

“Duhet të bëhet më tepër për të shmangur një mediokritet të ri, ose një periudhë rritjeje të ulët për një periudhë të gjatë”, ka deklaruar Lagarde.

Lagarde ka insistuar mbi nevojën për të ecur përpara me reformat dhe ndërsa ka konstatuar një rënie të rreziqeve makro-ekonomike, ajo ka vënë në dukje se si rreziqet financiare janë rritur.

Ndërkohë, rritja ekonomike do të jetë në qendër të samitit G20, ku do të diskutohet kryesisht për reformat që do të mund ta përforcojnë atë. / Top Channel 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)