17 Nëntor 2024

Lagarde: Rimëkëmbja ekonomike nuk është e fuqishme sa duhet

Washington, 11 prill - Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se në shumë pjesë të botës rimëkëmbja ekonomike nuk është e fuqishme sa duhet. Ajo i bëri komentet dje në Këshillin e Atlantikut, një institucion studimor me qendër në Washington.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se për të mos lejuar që rezultatet mesatare të kthehen në një realitet të ri, është e nevojshme që reformat të rritin besimin dhe të krijojnë investime, ku përfshihet edhe tregtia ndërkombëtare.

\"Jo se rritja e përgjithshme është e dobët. 3,4 përqind në vitin 2014 nuk ishte keq. Kjo në të vërtetë përputhet me rritjen mesatare që kemi pasur në tri dekadat e fundit. Por, çfarë e bën atë të moderuar dhe të pabarabartë?\"

\"Çështja është te vështirësitë që ka lënë tek njerëzit recesioni i madh. Kjo po u shkakton vështirësi shumë njerëzve kudo në botë, duke përfshirë ato vende ku më shumë se 50 për qind e të rinjve janë të papunë,\" tha zonja Lagarde.

Ajo tha se rritja e investimeve në infrastrukturë mund të shërbejë si një shtysë e fuqishme, por theksoi nevojën për reforma të politikave globale.

\"Suksesi do të kërkojë një ri-angazhim ndaj parimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar që na kanë shërbyer edhe në 70 vitet e fundit dhe veçanërisht në momentet e krizës. Por ky multi-lateralizëm i ri nevojitet urgjentisht për të nxitur rritjen dhe krijuar besim në të ardhmen tonë të përbashkët.\"

Por, tha zonja Lagarde, në shumë vende, këto reforma kanë mbetur prapa.

Shefja e FMN-së tha se politikëbërësit duhet të përdorin nismat në secilin vend për të mirën e komunitetit global, duke mbrojtur njëkohësisht fatet e tanishme dhe të ardhme të vendeve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)