Lagarde refuzon vonesën e këstit të Greqisë
Washington, 17 prill - Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka hedhur poshtë sugjerimet se Greqia mund të vonojë shlyerjen e këstit të borxhit të planifikuar për FMN-në muajin e ardhshëm.
Drejtoresha Administrative e FMN-ës Christine Lagarde shprehet \"Është e qartë se kjo nuk është e përshtatëshme ose e rekomandueshme për situatën e tanishme. Ne kurrë nuk kemi pasur një ekonomi të përparuar duke kërkuar për vonesat e pagesave.\"
Ka njoftime se qeveria greke ka kërkuar jo zyrtarisht shtyrjen e pagesave ndaj FMN-së..
Rritja e frikës së mospagimit të borxhit nga grekët e ka rritur huamarrjen e vendit në ditët e fundit.
Qeveria e Greqisë po bën fushata për të rregulluar marrëveshjet e saja të kreditimit me kreditorët e saj ndërkombëtare.
Megjithatë, kreditorët e Greqisë kanë refuzuar planet e qeverisë për të ndërprerë politikat shtrënguese.