Lagarde: Problemi i Italisë është mungesa e besueshmërisë
Washington, 5 nëntor - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, Christine Lagarde, u shpreh sot se, problemi i Italisë, është mungesa e besueshmërisë në masat ekonomike të njoftuara nga qeveria.
Problemi i tanishëm që është identifikuar qartë si nga autoritetet italiane dhe nga partnerët e tyre është një mungesë besueshmërie në masat e njoftuara, deklaroi ajo gjatë një konference shtypi në Kanë, në juglindje të Francës, në përfundim të samitit të G20-s.