15 Maj 2024

Lagarde parashikoi se viti 2012 do të jetë i vështirë

Washington, 7 janar - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde parashikoi se viti 2012 do të jetë i vështirë për shkak të krizës në zonën euro duke konfirmuar se parashikimet e rritjes ekonomike botërore do të rishikoheshin në ulje dhe se vendet afrikane do të vuajnë.

\'\'Parashikimet e rritjes ekonomike me katër për qind do të rishikohen në ulje. Ne do të kemi shifra rreth kësaj nga 25 janari\'\', theksoi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë një vizite në Johanesburg.

Duke përmendur situatën e vështirë të vendeve afrikane, ekonomitë e të cilave varen pjesërisht nga këmbimet me Evropën, ajo shtoi se \'\'këto vende do të vuajnë pasojat nëse nuk mbështesin krizën në zonës euro\'\'.

Lagarde vizitoi Nigerin dhe Nigerian para festave të Krishtlindjeve, vizita e parë në Afrikë që prej marrjes së funksionit në krye të FMN-së në muajin korrik 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)