17 Nëntor 2024

Lagarde: Masat e reja të BQE-së janë të duhurat

Washington, 9 nëntor - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, përshëndeti Bankën Evropiane Qendrore (BQE) mbi masat e reja të mbështetjes, duke i vlerësuar si legjitime dhe të duhurat.

“Ne mendojmë se janë më se legjitime dhe të duhurat si masa përballë rreziqeve të deflacionit”, njoftoi Lagarde gjatë një konference të organizuar nga Banka e Francës në Paris.

Duke komentuar deklaratat e bëra të enjten nga Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, Lagarde vlerësoi se “këto masa përkojnë me atë që është e nevojshme të bëhet”.

Sipas Draghit, këshilli i guvernatorëve u besoi shërbimeve të BQE-së dhe komitetit përkatës të Eurosistemit përgatitjen në kohë të masave të reja, në rast se ato do të jenë të nevojshme.

Këto masa të reja mund të përkojnë me blerjen e kredive të kompanive, apo të shteteve sipas modelit amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)