Lagarde: Kriza ekonomike nuk ka përfunduar ende
Washington, 11 dhjetor - Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, theksoi të martën se kriza ekonomike nuk kishte përfunduar duke i nxitur evropianët të vënë në zbatim reformat e nevojshme, sidomos ato lidhur me unionin bankar.
\"A mund të themi me të vërtetë se krizën e kemi lënë pas kur kemi 12 për qind të popullsisë aktive të papunë?\", pyeti drejtoresha e FMN-së, e cila u shpreh në Parlamentin Evropian përpara Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (CESE), një organ këshillues pranë BE-së.
\"Ka shenja të qarta se gjithçka po shkon mirë brenda Bashkimit Evropian, edhe pse janë bërë përpjekje për të kthyer faqen e krizës.
\"Nuk ka vend për t\'u mburrur me të madhe për sukses. Duhet bërë më shumë\", kërkoi kreu i FMN-së duke ftuar veçanërisht Bankën Qendrore Evropiane (BQE) të mbajë akoma për një kohë të gjatë përqindje të ulëta dhe të mbrohemi nga recesioni.
Ajo kujtoi se bashkimi bankar \"mbetet një prioritet\", ndërkohë që ministrat e Financave të Bashkimit Evropian kanë hyrë në zemër të debatit lidhur me mekanizmin e ngarkuar me rregullimin e fatit të bankave të falimentuara në zonën euro.