07 Maj 2024

Lagarde kërkon masa për të shpëtuar euron

Bruksel, 14 qershor -  “Nëse do të duhen masa të mëtejshme për të shpëtuar euron, ato duhet të merren menjëherë, në më pak se tre muaj”.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Pyetjes nëse e mbështet parashikimin e financierit George Soros, sipas të cilit Evropa ka vetëm tre muaj për të shpëtuar euron, Lagarde ka marrë kohë për t’u përgjigjur dhe më pas ka thënë se:

“Nëse do të duhen ndërhyrje të tjera, ato duhet të bëhen sa më shpejt, në më pak se tre muaj”.

Pas një tjetër pauze, numri 1 i FMN-së ka sqaruar: “Nuk po caktoj një afat të fundit brenda të cilit e gjithë situata duhet të zhbllokohet. Tregjet vlerësojnë se gjërat po ecin shumë ngadalë dhe kjo është natyrisht mesazhi që ato dërgojnë”.

Sa për bilancet publike, Lagarde ka thënë se ato duhet të rigjenerohen gradualisht dhe në mënyrë solide.

Ndërkohë, ajo nuk është treguar e lëkundur për daljen e mundshme të Greqisë nga euro. “Kjo është një çështje që varet nga vendosmëria politike”, ka thënë Lagarde. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)