17 Maj 2024

Lagarde kërkoi nga Eurozona të ndjenë më tepër detyrim për borxhet

Londër, 23 maj - Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, po i bën thirrje vendeve të Eurozonës të ndjejnë më tepër detyrim për borxhet e njëri tjetrit, por Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, e kundërshton me forcë shitjen e bonove të përbashkëta të thesarit.

Drejtoresha e FMN-së në një konferencë shtypi në Londër tha se në kushtet e tkurrjes së ekonomisë së Eurozonës, duhet bërë më tepër për fuqizimin e rritjes ekonomike dhe se vendet më të pasura duhet të marrin mbi vete një pjesë të barrës së fqinjëve të tyre më të varfër.

Edhe Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, ku bëjnë pjesë 34 ekonomitë më të mëdha të botës, bëri thirrje për shitjen e bonove të përbashkëta.

Organizata bëri një parashikim të zymtë për ekonominë e Eurozonës, duke thënë  se ajo pritet të tkurret këtë vit me 0,1 për qind, duke e ulur kështu parashikimin e rritjes ekonomike modeste prej 0,2 për qind që kishte parashikuar më parë.

Presidenti i ri francez François Hollande pritet të kërkojë shitjen e eurobondeve nesër, në takimin e 27 udhëheqësve të Eurozonës në Bruksel.

Por Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Eurozonës dhe vende të tjera të pasura evropiane e kanë kundërshtuar me forcë financimin e përbashkët të borxhit të Eurozonës.

Ato druhen se kosto e ulët e huave të tyre do të rritej menjëherë, në se ato do të financonin Greqinë, Italinë dhe Spanjën, të zhytur në borxhe, si dhe vende të tjera me probleme financiare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)