Lagarde: Greqia ende nuk i është shmangur rrezikut të falimentimit
Washington, 7 prill - Greqia ende nuk i është shmangur rrezikut të falimentimit, paralajmëroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, shkruan gazeta greke "Kathimerini".
Gazeta thekson se Lagarde ka porositur qartë faktorët politikë kryesorë grekë se, edhe krahas përfundimit të suksesshëm të programit për ristrukturimin e borxhit, Greqia nuk i është shmangur përfundimisht rrezikut të falimentimit.
"Ende nuk është e sigurt se Greqia i është shmangur falimentimit dhe daljes eventuale të detyruar të vendit nga BE në eurozona", theksoi Lagarde.