Lagarde: Greqia do të qëndrojë në eurozonë
Washington, 8 janar - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde shprehu sigurinë se Greqia do të qëndrojë në eurozonë dhe theksoi se nuk beson që në 2012-n euros do t’i vijë fundi.
“2012-a do të jetë fundi i euros? Përgjigjja ime është nuk e besoj. Është e pamundur që njësia monetare të zhduket”, deklaroi Lagarde gjatë vizitës së saj në Johanesburg.
“Partnerët europianë kanë garantuar dhe konfirmuar vendosmërinë e tyre që Greqia të qëndrojë në zonën euro, ne do ta mbështesim këtë”, shtoi shefja e FMN-së.
Lagarde deklaroi se të dhënat për zhvillimin ekonomik botëror do të rishikohen nga një kah zbritës për 2012-n duke sqaruar se vlerësimet përkatëse do të publikohen rreth datës 25 janar.