Lagarde: Gjermania duhet tu kthehet investimeve
Washington, 12 prill - Në një intervistë për Leading European Newspaper Alliance Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde e ka ftuar Gjermaninë për të investuar duke theksuar se investimet publike gjermane kanë qenë më të ulëtat në të gjithë Evropën.
Që nga koha kur shpërtheu kriza financiare, Evropa ka bërë shumë hapa përpara dhe kjo solli që Kontinenti i Vjetër të dilte më i fortë se kurrë nga kjo histori, deklaroi drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, në një intervistë për Leading European Newspaper Alliance.
Projekti evropian është tashmë më solid, më i fortë dhe me mbrojtje më të mirë. Por, a do të thotë kjo se kushtet për rritjen dhe prosperitetin janë forcuar? Ende jo. Është bërë shumë në fushën e euros dhe në politikat e bilancit. Dhe ka ende shumë për të bërë për sa u takon reformave strukturore, sidomos për investimet në infrastrukturë, thekson Lagarde.
Ish-ministrja franceze e Ekonomisë, Lagarde, rendit avantazhet që Berlini ka pasur nga Bashkimi Evropian dhe fton Gjermaninë për të investuar duke theksuar se investimet publike gjermane kanë qenë më të ulëtat në të gjithë Evropën.
Gjermania duhet tu kthehet investimeve, thekson Lagarde.