Lagarde: Eurozona rrezikon të humbasë një dekadë
Washington, 4 dhjetor - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, Christine Lagarde, në një intervistë për televizionin TV Globo news tha se Eurozona rrezikon të humbasë një dekadë nëse nuk vepron shpejt për të përballuar krizën e borxhit.
Nëse nuk do të gjendet një zgjidhje të shpejtë, globale dhe e përbashkët, shumë shpejt zona euro dhe nuk jam e vetmja që e them edhe pse ndoshta jam e para, rrezikon të humbasë një dekadë, deklaroi Lagarde.
Drejtoresha e FMN-së shtoi se tregjet e shohin zonën euro si një zonë ekonomike dhe ti japësh ndihmë Greqisë apo Gjermanisë për ta nuk ka diferencë.
Sipas Lagarde, rreziku i përhapjes për të cilin dyshonin të gjitha vendet evropiane, tashmë është diçka konkrete.
Drejtoresha e FMN-së, e cila mori detyrën në korrik, përfundoi dje në Brazil turneun e parë në Amerikën Latine pasi ka vizituar Perunë dhe Meksikën.