Lagarde: Eurozona nuk është problemi i vetëm i ekonomisë botërore
Washington, 2 gusht - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard theksoi të mërkurën se zona euro nuk ishte problemi i vetëm i ekonomisë botërore duke u përqendruar veçanërisht në çështjet e rëndësishme për sa i përket situatës buxhetore në SHBA.
Lagard theksoi përveç të tjerash rreth Evropës, në një konferencë shtypi në Uashington, se FMN-ja nuk do ta linte kurrë tryezën e negociatave me Greqinë, por do të ishte kërkuese për aplikimin e programit të reformave të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë të vendit.