27 Prill 2025

Lagarde: Euro ka një të ardhme afatgjatë

Pekin, 8 prill - Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde theksoi sot gjatë një forumi ekonomik në Kinë se euro kishte një të ardhme solide dhe uroi që asnjë vend tjetër evropian të mos kishte nevojë në të ardhmen për një plan shpëtimi nga BE dhe FMN.

\"Mendoj se vullneti politik kolektiv për mbajtjen, mbrojtjen dhe riforcimin e zonës euro ka qenë gjerësisht i nënvlerësuar\'\', deklaroi Lagarde gjatë një takimi pyetje-përgjigje, pas një ndërhyrjeje në Forumin e Boaos për Azinë, forum ekonomik që zhvillohet çdo vit në Boao, në ishullin kinez të Hainan.

\"Euro ka një të ardhme dhe një të ardhme afatgjatë\'\', deklaroi ajo.

Ish-ministrja franceze e financave iu përgjigj në mënyrë të veçantë pyetjeve që kishin të bënin me situatën në Qipro, që arriti një marrëveshje për një kredi prej 10 miliardë eurosh me Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe FMN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)