17 Nëntor 2024

Lagarde: Ekonomia globale përballë rreziqeve të reja

Washington, 10 tetor - Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, thotë se ekonomia globale po përballet me “rrezikun e një situatë të re, ku rritja është e vogël dhe jo e rregullt”.

Lagarde dha vlerësimin e saj për asetet e ekonomisë botërore në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington, ku po marrin pjesë drejtues ndërkombëtarë të financave.

Të dyja këto agjenci shpesh i japin hua me vlerën e miliarda dollarëve vendeve me problem, për t’i ndihmuar ato të zgjidhin problemet e tyre financiare.

Këtë javë FMN-ja tha se rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet, duke parashikuar një rritje prej 3.3 për qind këtë vit dhe 3.8 për qind në vitin 2015, që të dyja këto shifra më të ulëta se vlerësimet e mëparshme.

Zonja Lagarde tha se rritja ekonomike është e parregullt në mbarë botën, disa vende kanë një situatë ekonomike shumë të mirë se disa vende të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)