Lagarde: Ekonomia botërore ende e kërcënuar
Washington, 27 shkurt - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde tha se ekonomia botërore po shkon drejt stabilizimit, por ende është e kërcënuar nga rreziqet.
Sipas saj, vendet e G-20-ës duhet të forcojnë aftësitë e tyre për përballimin e kërcënimeve financiare.
Pas takimit të ministrave të financave të G-20-ës dhe governatorëve të Bankave Qendrore në Meksiko Siti, Lagarde tha në një konferencë shtypi se shqetësime për ekonominë vijojnë të mbeten sektori i brishtë financiar në Eurozonë, përqindja e lartë e borxheve publike dhe çmimi i lartë i naftës bruto në tregun ndërkombëtar.