Lagarde do të përballet me Fisher për kreun e FMN-së
Telaviv, 12 qershor - Guvernatori i Bankës së Izraelit, Stanley Fisher tha se do të kandidojë për postin e Fondit Monetar Ndërkombetar, duke paraqitur kështu një sfide serioze për favoriten Kristine Lagarde.
Ndërkohë gjatë vizitës së Lagarde në Arabinë Saudite, ministrja franceze e financave deklaroi se problemet e borxhit sovran do të jenë prioriteti i FMN-së, nëse ajo do të vihet në kryer të saj.
Drejtimi i FMN-së u la i lirë pas dorëheqjes së Dominik Shtraus Kan i cili ndodhet në arrest shtëpie pas akuzave për abuzim seksual ndaj një kamariereje.