Lagarde: Do reformoj FMN-në
Paris, 25 qershor - Kandidatja për kreun e FMN, ministrja franceze e Financave, Kristine Lagarde, shpalosi platformën e saj përpara Këshillit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Zonja Lagarde kërkoi nxitjen e më tejshme të reformës së këtij institucioni.
Lagarde shtoi se Fondit Monetar Ndërkombëtar, i nevojit një grup më efektiv administrativ.
Ajo premtoi se nëse bëhet presidente e re, do ta kthejë Fondin Monetar në një bashkëpunues ekonomik e financiar global, duke pasqyruar më mirë kërkesat e vendeve anëtare, veçanërisht të vendeve me të ardhura të ulëta.