Lagarde: Borxhi grek duhet lehtësuar
Nju Jork, 17 korrik - Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde theksoi të premten se një lehtësim i borxhit ishte thelbësor për qendrueshmërinë e planit evropian të ndihmës për Greqinë dhe se kjo do të kushtëzonte pjesëmarrjen e FMN-së.
Përgjigja është mjaftë kategorike: jo, u përgjigj Lagarde pyetur për qendrueshmërinë e planit të hartuar në Bruksel pa lehtësim të borxhit.
Kjo është arsyeja për të cilën partnerët evropianë kanë pranuar lehtësimin e borxhit në marrëveshjen e arritur të hënën, shtoi ajo për radion franceze Europe 1, duke shtuar se ky princip është bërë i ditur, por as shumat, as termat.
Ajo kushtëzoi gjithashtu pjesëmarrjen në planin e tretë të mundshëm të ndihmës. Që të marrim pjesë duhet të ketë një program të plotë dhe nga pikëpamja jonë, kjo nënkupton që Greqia duhet të reformohet, të disiplinohet, por kreditorët duhet të ristrukturojnë borxhin.
Parlamenti grek miratoi 5 të enjten një sërë reformash të ashpra kërkuar nga kreditorët e Greqisë në këmbim të një plani tjetër ndihme.