16 Maj 2024

Lagarde: 400 miliardë dollarë të mjaftueshme për fondin shtesë

Washington, 20 prill - Deri tani Bashkimi Evropian (BE), Japonia, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Polonia dhe Zvicra janë zotuar për të siguruar një burim financiar shtesë rreth 320 miliardë dollarë për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kurse vendet e eurozonës më herët ishin zotuar për ti përcjellë FMN-së 150 miliardë euro kundërkredi.

Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, tha se është në interesin e të gjithëve zotërimi i burimeve të mjaftueshme financiare për të luftuar me krizën e borxhit që vazhdon në Zonën e Euros dhe për të siguruar një rritje ekonomike globale të qëndrueshme.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që kontribuon më shumë në burimet financiare të Fondit, deklaroi se synon të krijojë një kundërkredi të re.

Në 19 janar FMN-ja kishte deklaruar për rritjen me 500 miliardë dollarë të burimeve financiare të Fondit për të ruajtur ekonominë globale nga kriza e borxhit në Zonën e Euros dhe se kishte në plan krijimin e një fondi me vlerë 100 miliardë dollarë për emergjencat. Fondi kishte kërkuar burime shtesë nga vendet anëtare të organizatës.

Por javën e kaluar Drejtoresha e FMN-së kishte nënvizuar se nevoja e burimeve financiare shtesë sot nuk është aq e lartë krahasuar me periudhën e fillim-vitit, duke shtuar se presin rritjen e kapacitetit kredidhënës të Fondit të paktën deri në 400 miliardë dollarë me qëllim për të siguruar më shumë burime financiare për vendet që ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.

Momentalisht kapaciteti i Fondit për të dhënë kredi është 385 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)