29 Prill 2024

Lagard: SHBA të zgjidhin me shpejtësi krizën e borxhit

Washington, 27 korrik - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Cristine Lagard tha se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin me shpejtësi krizën e borxhit pasi në të kundërt pasojat do të jenë mjaft të rënda.

Në një fjalim sot në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork, zonja Lagardë tha se udhëheqësit e Kongresit dhe presidenti Obama duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur për të rritur tavanin prej 14 presje 3 trilion dollarë.

Pa rritur këtë kufi, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos përmbushin detyrimet financiare pas një jave. Lagard tha se një situatë e tillë do të ishte tejet serioze jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për ekonominë botërore.

Shefja e FMN-së preferoi të qëndronte larg debatit të ashpër politik të Uashingtonit. Ajo tha se nuk do të përkrahte asnjë nga planet e paraqitura për zgjidhjes e krizës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)