Lagard: Ekonomia botërore në një fazë të rrezikshme
Washington, 16 korrik - Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard tha se ekonomia botërore ka hyrë në një fazë të rrezikshme në të cilën ekonomitë e avancuara rrezikojnë të përfundojnë në një recesion të ri që do të dëmtonte edhe vendet në zhvillim.
Drejtoresha e FMN-së Lagard tha sot në Uashington se rritja e ngadaltë ekonomike dhe borxhet e larta po pengojnë shtimin e kerkesës, investimet dhe krijimin e vendeve të punës.
Në takimin e mbajtur në Qendrën Woodrow Wilson, zonja Lagard tha se nëse ekonomitë e zhvilluara hyjnë në një recesion të dytë, pas atij të vitit 2008, tregjet e reja do të pësojnë krizë së bashku me to.
Ajo tha se mungesa e vendosmërisë politike në vendet me ekonomi të avancuara për të zgjidhur çështjet e borxheve po përkeqëson situatën.