Kyçi i zgjidhjes së krizës së borxhit është rritja ekonomike
Washington, 18 nëntor - Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se ajo çfarë po bëjnë tani vendet evropiane ka si qëllim vetëm të fitohet kohë, ndërsa kyçi i zgjidhjes së krizës së borxhit është krijimi i një guri themeltar rritjeje ekonomike.
Presidenti Zoellick i tha këto në një seminar të Institutit \"Cato\" në Washington.
Ai theksoi se masat e tanishme që po marrin vendet evropiane, si ngritja e kapitalit të bankave, pakësimi i borxheve të Greqisë, formimi i mekanizmit të stabilizimit financiar dhe parandalimi i përhapjes së krizës, janë vetëm për të fituar më shumë fluiditet dhe kohë.
Ndërsa zgjidhja përfundimtare duhet të jetë krijimi i një guri themeltar rritjeje, në të cilin të përfshihen përmirësimi i mjedisit të investimeve, lehtësimi i sistemit rregullator dhe inovacioni.