22 Dhjetor 2024

Kuvendi voton Projektligjin për pagën minimale

Prishtinë, 14 qershor - Me 68 deputetë pro, asnjë kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi në parim, projektligjin që përcakton pagën minimale.

Në lidhje me këtë temë, debat nuk u lejua nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai tha se debati për këtë cështje tashmë ka përfunduar.

Sidoqoftë, Besnik Tahiri,  deputet i AAK-së,  mori fjalën para votimit, duke propozuar  heqjen e tij nga rendi i ditës dhe që projektligji të kthehet prapë në Qeveri.

“Ky ligj të tërhiqet nga ministri Murati dhe të ulemi e të diskutojmë. Është kërkesë legjitime që është minimale në raport me krejt çështjet që i kemi ngritur, s’ka të bëjë me pozicion opozitar as politik. Po e largojmë, propozimi im është ky, nëse pajtohemi. Nëse e miratojmë këtë bëjmë një gabim shumë të madh”, tha Tahiri.

Megjithatë, kjo nuk u pranua dhe nën thirrjet “marre” të disa deputetëve të opozitës, ky projektligj u miratua në parim.

Ndërkohë, PDK ka bojkotuar këtë seancë duke e cilësuar si të turpshme mospërfshirjen e veteranëve të luftës në këtë projektligj.

Me projektligj, parashihet që paga minimale të rritet në 264 euro bruto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)