16 Nëntor 2024

Kuvendi voton ndryshimin e projektligjit te financave publike

Prishtinë, 7 maj - Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët e kanë votuar me shumicë votash ndryshimin dhe plotësimin e nenit 69 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, që ka ardhur si kërkesë e nënshkruar nga 13 mijë qytetarë.

Ky projektligj është iniciuar nga iniciativa qytetare me moton “Drejtësi për gjithë”.

Ndryshimi i parasheh që krahas kompensimit për dëmet ekonomike, viktimat të kompensohen edhe për dëmet joekonomike.

Nismën për ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë në emër të 13 mijë qytetarëve e paraqiti deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila tha se neni aktual ndalon kompensimin e dëmeve joekonomike dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Si shembull konkret, Osmani përmendi rastin e Diana Kastratit, e cila ishte vrarë në mes të Prishtinës para disa vitesh.

“Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje të të drejtës në jetë dhe të drejtës për mjete juridike efektive në favor të Diana Kastratit. Ndër të tjera, gjykata tha se shteti kishte dështuar të reagonte e që përbënte shkelje të të drejtës për jetë të Dianës sipas nenit 25 të Kushtetutës. Humbjet e familjes së saj, ishin kryesisht joekonomike në formën e dhimbjes, vuajtjes dhe zisë”, tha Osmani.

Osmani tha neni 69 duhet të përcaktojë që gjykata kompetente është e autorizuar që ta urdhërojë një autoritet publik për kompensim edhe të dëmeve ekonomike edhe dëmeve joekonomike. Mbështetje i dhanë edhe grupet tjera parlamentare, ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti pati propozime shtesë.

“Një propozim që do të jetë pikë shtesë e këtij neni është që ne të kujdesemi që autoritetet publike, organizatat buxhetore marrin masat adekuate ndaj zyrtarëve publik që i shkaktojnë këto dëme shtetit. Unë mendoj që në këtë mënyrë akomodohet plotësisht kërkesa e kësaj iniciative qytetare”, tha Hoti.

Kuvendi i dha mbështetje edhe Projektligjit për Avokatin e Popullit. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se me miratimin e këtij projektligji përmbushet edhe një kërkesë nga raporti i Komisionit Evropian lidhur me plotësimin e kritereve për liberalizimine vizave. Vetëm Vetëvendosje nuk i dha mbështetje. Në emër të saj foli deputeti Mytaher Haskuka.

“Pavarësisht që po thuhet se është më i avansuar ne konsiderojmë se ky projektligj nuk e ndryshon gjendjen e institucionit të Avokatit të Popullit, i cili në rrethanat aktuale ka probleme me pavarësinë administrative, organizative dhe financiare, si dhe me respektimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit”, tha Haskuka.

Kuvendi ndërkaq miratoi disa projektligje që ishin shqyrtuar në seancën e djeshme, përveç Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, i cili mori vetëm 50 vota, e për të cilin nevojitej vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe vota e shumicës së deputetëve nga komunitetet pakicë.

Kuvendi miratoi në parim edhe disa projektligje të tjera, por jo edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare

Po ashtu në seancë është votuar edhe projektligji për Armë dhe ai për Letërnjoftim.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)