Kuvendi voton marrëveshjes financiare për IPA 2018 mes Kosovës dhe BE-së
Prishtinë, 22 gusht - Kuvendi i Republikes se Kosoves votoj sot me 101 vota pro dhe asnje kunder Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kostoja totale e vlerësuar e programit IPA 2018 është 94,796,800 euro. Kontributi i BE-së është 90,500,000 euro ndërsa institucionet e Kosovës do të sigurojnë bashkëfinancim prej 4,926,800 euro.
Marrëveshja ka paraparë financimin e reformave në avancimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, mjedisit, energjisë, arsimit, dhe punësimit.