Kuvendi të enjten voton për Guvernatorin
Prishtinë, 11 mars - Bedri Hamza, ish ministër dhe Gani Gërguri, ish guvernator të enjten që vjen do të jenë para deputetëve të Kuvendit për emrin e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës.
Mirëpo Lidhja demokratike e Kosovës shprehet se do të braktisë seancën pasi emrin e Hamzës e konsideron politik.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar që do të marrin pjesë në votim. Ndërsa kryeparlamentari Krasniqi thotë se problemi qëndron të kualiteteti që po sillet në kuvend e jo te politika.
Nuk është problemi tek emrat se nga cila parti vinë, por të kualiteti i tyre, tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se partia e tij, nuk i voton përfaqësues të institucioneve publike, ata që janë të futur nën ombrellën e një partie.
LDK-ja do të lëshon sallën e Kuvendit përsëri. Bederi Hamza është njeri i partisë. AAK-ja nëse rri në kuvend gabohet, sepse kështu do ti mundëson emërimit të Hamzës për guvernatorë, tha Beqiri.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se dy të propozuarit për guvernatorë janë në pajtueshmëri me ligjin.
Ju mundë të shihini nëse emrat e tyre janë ne pajtim me ligjit a jo. Në kuvendë do të shkojnë ata dy emra, dhe pastaj u mbetet deputetëve të vendosin, ne nuk do të paragjykojmë se cili do të emërohet, thotë Grabovci.
Ndryshe, kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbajë vazhdimi i seancës së kaluar. PDK-ja ka paralajmëruar që do të insistojë përsëri që në rendë të ditës të futet kërkesën e tyre për Raportimin e kryeministrit mbi takim e fundit që ka pasur në Bruksel.