19 Nëntor 2024

Kuvendi të enjten do të ratifikoj marrëveshjen për themelimin e BZHKE

Prishtinë, 16 shtator - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme  të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën  merrnin pjesë  edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten, më 19 shtator. 


Pjesa më e madhe e kohës së takimit, ndërkaq, është shpenzuar në diskutime nëse para fillimit të kësaj seance të procedohet me tri pikat e papërfunduara nga seanca e 12 shtatorit: Shqyrtimi i raportit të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve  të PTK-së,  Formimi i Komisionit ad-hoc për shqyrtimin e aplikacioneve lidhur me përzgjedhjen e  anëtarëve të Bordit të RTK-së, si dhe  Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Përfaqësuesit e tri grupeve parlamentare opozitare (LDK, VV dhe AAK) kanë mbajtur qëndrim që gjithë procesi i privatizimit të PTK-së ka qenë kundërligjor dhe se çështja nuk duhet shtruar fare në Kuvend. Rezultati i votimit (8 “për” dhe 6 “kundër”), ndërkaq, ka imponuar që këto tri pika të mbetura të shqyrtohen, të enjten, para fillimit të seancës së re.

Në seancën e re të 19 shtatorit, pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, dhe  Koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e neneve të Marrëveshjes Themeluese të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në BZHKE.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për Investimet e huaja, Projektligji për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-222  mbi administratën tatimore dhe procedurat, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-102.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet Raporti vjetor  i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2012, si dhe Rekomandimi i Komisionit për zgjedhjen e  një anëtari  joekzekutiv të   Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kryesia në takimin e sotëm, pasi e ka shqyrtuar kërkesën për propocedimin e  Propozim-vendimit të  Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e   anëtarëve në Bordin Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare të Pronës, e ka ngarkuar Komisionin për Legjislacion që të përgatisë për Kuvend raportin me rekomandime.

Lidhur me Rekomandimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri  lidhur me rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës, Kryesia ka mbajtur qëndrim se është i kundërligjshëm. Komisioni, pas shqyrtimit të kërkesës së Kryesisë së Kuvendit, ka marrë vendim për mosndryshimin e rekomandimeve lidhur me Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës, gjë që nuk ka pasur të drejtë, vlerëson Kryesia.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)